Problemet më të madhë të kohës së tashme sipas mijëvjeçarëve

 


Për vitin e tretë me radhë, mijëvjeçarët që marrin pjesë në hulumtimin e zhvilluar nga Forumi Ekonomik Botëror mbi Rreziqet Globale besojnë se ndryshimi i klimës është problemi më i madh i sotëm.

Pothuajse gjysma e të anketuarve (48.8 përqind) thonë se janë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe 78 përqind e tyre thonë se do të pranonin të ndryshonin mënyrën e tyre të jetesës për të mbrojtur mjedisin.

Të anketuarit janë gjithashtu unanim në lidhje me shkaqet e ndryshimeve klimatike. Mbi 91% e të anketuarve pajtohen me deklaratën se njerëzit janë përgjegjës për ndryshimet klimatike.

Pavarësisht nga gjendja e dobët e botës sot pavarësisht nga stereotipet që mijëvjeçarët janë egoistë dhe apatikë, të rinjtë në moshën 18 dhe 35 vjeç janë të shqetësuar për çështjet globale dhe janë të vendosur për t'i zgjidhur ato.

Sipas mendimit të tyre, këto janë dhjetë problemet më të mëdha të sotme:

10. Mungesa e mundësive për punësim (12.1 %)
9. Siguria (14.1 përqind) 8. Mungesa e arsimit (15.9 %)
7. Ushqimi dhe siguria e ujit (18.2 %)
6. Llogaridhënia e qeverisë dhe korrupsioni (22.7%)
5. Konfliktet fetare (23.9 %)
4. Varfëria (29.2 %)
3. Pabarazia dhe diskriminimi (30.8%)
2. Lufta (38.9 %)
1. Ndryshimi i klimës / shkatërrimi i natyrës (48.8%)
 
Data e shpalljes 18.03.2018 në kategorinë Jeta
Përgatiti: S.N / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook