Sa kushton jeta në Çeki?

 
Jeta në Çeki llogaritet më e lirë në krahasim me vendet tjera evropiane, ndërsa e njejta vlen edhe për kryeqytetin, Pragë, në krahasim me metropolat tjera evropiane. Megjithatë, zbavitja dhe shëndeti në këtë vend nuk janë aq të lira.

dsgrr

Banimi


Në këtë vend mund të gjeni akomodim me çmim të mirë mesatar. Por, në Pragë vijnë shumë azilantë, dhe prandaj është më shtrenjtë. Shuma mesatare për një banesë në Çeki kushton rreth 66.000 euro, por në rajonet e popullarizuara në Pragë është 177.000 euro.

Transporti

Transporti publik dhe benzina në vend janë mjaft të lira. Një veturë e vogël mund të blehet për 10 mijë euro. Ka kartela të ndryshme për përdorimin e transportit publik. Një kartelë 24-orëshe kushton  4 euro, kartelë treditore 11 euro dhe ajo mujore 20 euro.

Arsimi


Arsimi publik është i lirë, por për shkak të gjuhës, shumë të huaj i dërgojnë fëmijët në shkolla private dhe ndërkombëtare të shtrenjta. Shuma mesatare për shkollim vjetor në shkollë fillore private është rreth 6 mijë euro.

Ushqimi dhe veshja

Ushqimi është me çmime mesatare evropiane, ndërsa të huajt nga perëndimi i llogaritin si të lira. Veshja, nga ana tjetër, është e shtrenjtë. Një fustan për femra mund të kushtojë 30 euro.

Zbavitja

Ngrënia nëpër restorane kushton sa edhe një pjesët tjera të Evropës. Alkooli dhe cigaret janë më të lira se mesatarja. Një darkë dhe film do të kushtonte rreth 13 euro për një person. Një koktel kushton rreth 3 euro.
 
Data e shpalljes 17.10.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook