Prejardhja e të pasurve

 
Miliarderët mund të ndahen në pesë kategori - trashëgimtarë, themelues të kompanive, pronar dhe drejtorë, miliarderë me lidhje politike dhe njerëz nga sektori i financave. Në Kinë, numri më i madh i miliarderëve janë themelues të kompanive, ndërsa në Gjermani shumica e kanë trashëguar pasurinë.

dntjy7i

Sipas hartës së miliarderëve botërorë në çdo shtet dhe mënyrës së arritjes së pasurisë, e përpunuar në bazë të raportit The Origins of the Superrich: The Billionaire Characteristics Database nga PIIE, një numër i madh i miliarderëve jetojnë në SHBA - 30% nga numri i përgjithshëm në botë. 32% e miliarderëve të atjeshëm janë themelues të kompanive, ndërsa vetëm 3,8% kanë arritur miliarda nëpërmjet lidhjeve politike.

Kina ka pak miliarderë që kanë trashëguar pasurinë. Rritja e shpejtë e ekonomisë në Kinë krijoi mbi 200 miliarderë, prej të cilëve 40% janë themelues të kompanive, dhe rreth një e katërta janë pronarë të kompanive ose drejtorë.

Në Korenë e Jugut gjërat janë shumë më ndryshe se në Kinë. Atje, 74,1% e miliarderëve kanë trashëguar paratë nga familja. Ky trend ekziston edhe në Evropë, me përjashtim të Britanisë së Madhe, ndërsa Danimarka është shteti që ka numër më të madh të miliarderëve trashëgues, 83,3%. Edhe miliarderët gjerman dhe suedez kryesisht janë trashëgimtarë të pasurisë.

Në Japoni më të numërt janë miliarderët themelues të kompanive, 63%.

HARTA
 
Data e shpalljes 17.09.2016 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook