Frika nga siguria e vaksinave është më e madhe në Evropë

 
Evropa është rajoni më i madh në botë që është skeptik për vaksinimin. Këto rezultate dolën nga një studim ku janë anketuar 66.000 njerëz që vijnë nga 67 shtete të ndryshme në lidhje me qëndrimet e tyre për rëndësinë e vaksinave.

rehrreg

Francezët kanë treguar besim më të vogël në vaksinim, 41% e të anketuarve kanë deklaruar që ata nuk pajtohen me pohimin që vaksinat janë të sigurta. Mesatarja globale ka qenë 12%. Pas Francës vijon Bosnja dhe Hercegovina ku 36% e njerëzve dyshojnë sigurinë e vaksinave, ndërsa pas tyre Rusia dhe Mongolia me 28 dhe 27%. Greqia, Japonia dhe Ukraina kanë 25% dyshim në vaksinimin.

Në Amerikë 14% prej 1000 të anketuarve nuk janë pajtuar që vaksinat janë të sigurta, ndërsa 86% kanë thënë që vaksinimi është i rëndësishëm.

Ndikimi botëror

Është interesante që Evropa dallohet si rajoni më skeptik për sigurinë e vaksinave.

"Në një botë ku brengosja për vaksinimin mund të shpërndahet në internet për një çast, nuk duhet të habitemi për ndikimin që interneti ka mbi shtetet tjera në botë", spjegon Hajdi Larson nga Shkolla prë higjienë dhe mjekësi tropike në Londër.

Azia Juglindore është rajon ku ekziston besimi më i madh në vaksina. Në Bangladesh, Indonezi dhe Tajlandë, gjegjësisht 1, 3 dhe 6% të të anketuarve nuk pajtohen rreth sigurisë së vaksinimit. Në Britani të Madhe, nga 1000 të anketuar, 9% nuk nuk pajtohen me idenë që vaksinat janë të sigurta, përderisa 90% mendojnë që janë të rëndësishme.
 
Data e shpalljes 17.09.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook