Presidenti më i varfër në botë refuzon edhe pensionin

 
Ish-presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i cili për shkak të jetës së tij ishte quajtur presidenti më i varfër në botë, refuzoi të marrë pensionin në bazë të stazhit të tij si senator, gjë e cila entuziazmoi fansat e politikanit modest.

Mujica së fundi dha dorëheqjen nga posti i senatorit, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2015, që kur ai përfundoi një mandat pesëvjeçar.

Foto: Wikipedia

83-vjeçari, një ish-udhëheqës guerile i cili shumë vite ka kaluar në burg, ka deklaruar se tërhiqet për arsye personale dhe shpjegoi se ai nuk dëshiron të mbetet në Senat deri në fund të mandatit në vitin 2020, “për shkak të rrugëtimit të gjatë.”

Ai gjithashtu u kërkoi falje të gjithë kolegëve “të cilët mund t’i kem lënduar gjatë debateve të zjarrta”.

Megjithatë, në vitin 2013 kishte kërkuar falje ndaj ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, pasi e kishte quajtur “shtrigë e vjetër”.

Komentet e tij u regjistruan aksidentalisht në një konferencë ku ai nuk e kuptoi se mikrofoni ishte i aktivizuar.

Në vitin 2016 kishte thënë se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është “budalla si një dhi”.

Mujica u bë i famshëm për refuzimin për të jetuar në pallatin presidencial gjatë mandatit, dhe shumicën e pagave i ndau në formë donacioni, shkruan Kallxo.

 
Data e shpalljes 17.08.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook