A e dini se cili është fluturimi më i gjatë komercial në botë?

 
Aviokompania më e madhe në Lindjen e Afërt së shpejti do ta ketë fluturimin më të gjatë komercial në botë.

gfyjtu

"Emirates" shpalli që do të fillojë me fluturime të përditshme ndërmjet Dubait dhe Panama Siti, destinacioni i parë është Amerika Qendrore. Nga aviokompania thonë që fluturimi i gjatë 17 orë dhe 35 minuta është më i gjati.

Për momentin aviokompania "Kvantas" ofron fluturimin më të gjatë në botë nga Dallas në Sidnej që zgjat 17 orë. "Singapore Airlines" më parë kishte fluturim më të gjatë nga Singapuri në Nju Uark, por u anulua në vitin 2013.

Fluturimi nga Dubai në Panamë pritet të fillojë më 1 shkurt.
 
Data e shpalljes 17.08.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook