Policia Kineze zbulon kriminelët me ndihmën e syzave të mençura

 


Policia kineze filloi përdorimin e syzeve që janë të pajisura me teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Siç shkruajnë mediat lokale kineze, syzet testohen në stacionet hekurudhore të Jengzhou, ku do të përdoren për të analizuar turistët në prag të Vitit të Ri kinez.

Është një periudhë e bllokimit ekstrem që shpesh përshkruhet si periudha e migrimit më të madh të Tokës.

Policia thotë se deri më tani, falë syzeve, shtatë të dyshuar janë arrestuar për kryerjen e krimeve të rënda, por gjithashtu edhe 26 persona që udhëtonin me identitet të rremë.

Kompania që prodhon këto syza thotë se në bashkëpunim me policinë lokale ata kanë arritur të zhvillojnë teknologji që plotëson kërkesat dhe nevojat e tyre.

Kina ka investuar në teknologji të përparuar për ndjekjen dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, e cila mundëson identifikimin e individëve, por edhe ndjekjen e tyre digjitale, shkruan The Verge.

Sipas disa vlerësimeve, ky vend do të ketë më shumë se 600 milionë kamera të sigurisë deri në vitin 2020.

 
Data e shpalljes 17.02.2018 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: S.N / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook