8.8 miliona tonelata plastikë në vit hidhen në oqeane

 
Të gjithë i dimë fotografitë katastrofale të oqeaneve, të mbuluara me mbeturina.

ghyu7t6

Një hulumtim i ri zbulon se sa plastikë hidhet në oqeane çdo vit, dhe paralajmëron që më e keqja do të arrijë së shpejti

Hulumtimi i zbatuar nga Universiteti në Xhorxhi, nga Xhena Xhambet, i kanë ndjekur mbeturinat dhe kanë zbuluar 8.8 miliona tonelata plastikë që del nga deti çdo vit - një numër shumë më i madh prej viteve tjera.

Kjo është ekuivalente me 16 thasë të mbushura me mbeturina në çdo metër të bregut, që do të thotë që deri në vitin 2025 do të ketë aq plastikë në oqeane sa për të mbuluar 5% të sipërfaqes së Tokës.

Kina është fajtori më i madh - ky shtet hedh çdo vit rreth 2.4 miliona tonelata plastikë në oqeane.

Hulumtimi morri parasysh edhe sasinë e mbeturinave që krijohet për person në vit, për sa plastikë bëhet fjalë dhe sa janë gjasat që të përfundojë në det.

Kjo zbulon që mbi gjysa e mbeturinave plastike në oqeane vjen nga pesë shtete Kina, Indonezia, Filipinet, Vietnami dhe Sri Lanka. Vendi i vetëm perëndimor në listën e 20 ndotësve kryesor është Amerika, në vendin e 20të. Megjithatë, hulumtuesit thonë që kjo vjen nga përhapja e gjerë e mbeturinave.

Duhet të zgjohemi dhe ti shikojmë mbeturinat. Mendoj që ky problem në njëfarë mënyre na rrethon të gjithëve - thotë Xhejmbek.

Xhejmbek ka përdorur statistika na Banka botërore për mbeturinat e 192 shteteve.

Poashtu, ajo thotë që bota është 85 vjet larg mbeturinave kulminuese, dhe duke marrë parasysh që prodhimtaria e plastikës është e zhvilluar, sasia e saj në ujë do të rritet gjatë dekadës së ardhshme.

 
Data e shpalljes 17.02.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook