Parashikimet e Nostradamus për 2019

 
Parashikuesi i famshëm Michel de Nostredame, i njohur ndryshe si Nostradamus, pavarësisht se u nda nga jeta para 400 vjetësh, ende nuk është shuar ekzistenca e tij.

Foto: Gazeta Express

Arsyeja kryesore është një libër i shkruar në vitin 1555, i titulluar “Profecitë e Profetëve”. Les Propheties, është një koleksion prej rreth 1.000 katërkëndëshësh, ose vargje me katër rreshta, që thuhet se kanë parashikuar një numër ngjarjesh të ardhshme.

Profecia e Nostradamus për 2018/2019 përfshin nisjen për Luftën e Tretë Botërore, pasi disa e interpretojnë atë, me një konflikt që fillon në Francë dhe përhapet në të gjithë Evropën dhe botën.

Profecia përfshin edhe disa fatkeqësi natyrore në Perëndim, të cilën shumë njerëz e interpretojnë si zjarret këtë vit në Kaliforni, Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

Foto: Gazeta Express

Nostradamus shkroi, siç thuhet në një përkthim:

“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe e gjithë Evropa do të sulmohet, do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për të gjithë dhe në fund do të ketë paqe, por vetëm pak do ta gëzojnë atë – do të fillojë një luftë mes dy fuqive të mëdha botërore dhe do të zgjasë për një periudhë prej 27 vjetësh”.

 
Data e shpalljes 16.12.2018 në kategorinë Zbavitje
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook