Ora që ndryshoi kohën

 
Duke parë orën në qendër të Bernit, në vitin 1905, Ajnshtajni ka shkruar teorinë e relativitetit. Paradoksi shkencor e ka përndjekur pothuajse një dekadë të tërë, deri një mbrëmje maji në vitin 1905, kur ka shikuar sahat kullën dhe ka menduar të pamundurën...

53363

Sahat-kulla mesjetare me kukulla lëvizëse që tingëllijnë, sigurisht është objekti më i dalluar në pjesën e vjetër të qytetit Bern në Zvicër. Zytglooge, gjegjësisht Zilja e kohës, ka ndërruar rrjedhimin e kohës para 111 viteve.

Përderisa ka shikuar orën, Ajnshtajni ka shkruar teorinë e relativitetit. Pas "mundimit" të një dekade të tërë, kur ka shikuar orën, Ajnshtajni ka paramenduar atë që më parë askush nuk ka mundur. Çfarë do të ndodhte po të shpejtonte në kullë me shpejtësi të dritës? Ora do të vazhdonte të ecë, por duke shikuar mbrapa kah kulla, koha sikur është ndalur. Gjashtë javë më vonë u shpall teoria e relativitetit. Ajnshtajni ka treguar se si koha dhe hapësira ndikojnë mbi masën, gravitetin dhe energjinë, duke paralajmëruar epohën nukleare, udhëtimet në gjithësi, duke ndryshuar pikëpamjen tonë ndaj yjeve dhe interaksionit ndërmjet trupave qiellor.

Sot sahat-kulla tërheq shumë turistë që mblidhen para saj për ta ndjekur performancën interesante të orës më të popullarizuar zvicerane. Me çdo goditje të zileve, merimangat fillojnë vallëzimin e tyre, macet bëjnë paradë, shfaqet edhe Kroni, personifikimi i kohës, i cili kthen orën e rërës dhe hap gojën.

bv tygy

njbhhhb

325885
 
Data e shpalljes 16.09.2016 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook