Lodra me të cilat fëmijët mund të komunikojnë me prindërit

 
Sot teknologjia kontrollon  jetën tonë, kështu që është vështirë të arrihet një baraspeshë e shëndoshë ndërmjet botës digjitale dhe reale. Por, për prindërit kjo është edhe më vështirë.

514584

Dy nëna, Goru Nanda dhe Odri Hill duan t'ju ndihmojnë prindërve në botë në edukimin e fëmijëve në këtë epokë të teknologjisë. Ata kanë shpikur pajisje me të cilën prindërit mund të mbeten në kontakt me fëmijët e tyre pa shpenzuar të holla për iPhone ose iPad.

Mjetet janë lodra me forma të ndryshme. Çdo lodër i mundëson fëmijës të komunikojë me prindërit ose shoqërinë. Ato lidhen me rrjetin shtëpiak të internetit dhe fëmijët duhet vetëm të shtypin një buton për të dërguar mesazh. Prindërit i fitojnë mesazhet nëpërmjet aplikacionit në telefonin e tyre.

Përveç një mjeti për komunikim, kjo është edhe lodër e cila fle dhe thërret kur hidhet në ajr, dhe nëse shkundet, fëmija mund të dërgojë mesazh me zë qesharak. Lodrat së shpejti do të fillojnë të prodhohen dhe do të kushtojnë 79 dollarë.

 
Data e shpalljes 16.07.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook