Një program kinez fitoi njeriun në test të inteligjencës

 
Një program i ri për inteligjencë artificiale i dizajnuar nga hulumtues kinez sapo fitoi njerëzit në test verbal për inteligjencë.

vc bgtfrryh


Rezultatet e mira të pjesëve verbale të testeve për inteligjencë zakonisht janë të rralla kur testin e zgjidh një makinë sepse fjalët kanë më tepër domethënie dhe formojnë lidhje të ndërlikuara ndërmjet veti. Por, ky program i ri kishte rezultate më të mira prej konkurrentëve të vet njerëzor gjatë testit verbal.

Zbulimet tregojnë që makinat së shpejti do ta arrijnë nivelin e inteligjencës njerëzore. Por, hulumtuesit thonë që nuk ka nevojë për shqetësim.

Për fillim, testi mat vetëm një lloj të inteligjencës. Përveç kësaj, disa ekspertë thonë që testi për inteligjencë nuk është treguesi më i mirë i aftësisë së makinave.

Bin Gao, shkencëtar kompjuterik nga Pekini ka krijuar këtë program sëbashku me kolegët e tij, posaçërisht për pyetje verbale. Edhepse programi është shkruar sipas llojit të pyetjeve të parashtruara, rezultatet janë të mrekullueshme.
 
Data e shpalljes 16.07.2015 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook