Noam Çomski flet për atë se si fëmijët e përvetësojnë gjuhën

 
Noam Çomski në kohën e re është më i njohur për kritikën e tij të hapur ndaj politikës së jashtme amerikane.

ghyu7

Megjithatë, para luftës së terorizmit dhe luftës kundër drogës, Çomski ishte i njohur në nivel ndërkombëtar me propozimin e tij për zgjidhjen e pyetjes çfarë di një foshnjë?

Platoni ka thënë që fëmijët mbajnë kujtime nga jetët e tyre të kaluara kështu që në këtë botë vijnë me një kuptim të gjuhës. Xhon Llok i është kundërvënë kësaj teorie, duke thënë që mendja e një foshnje është e zbrazët dhe bota lë gjurmët e veta mbi të. Pas hulumtimeve shumëvjeçare, Çomski ka propozuar që foshnjet kanë aftësinë ta kuptojnë matematikën. Zotërimi i gjuhës tek njeriu është po aq elementar sa ndërtimi i pendës për një kastor. Për këtë jemi të programuar. Teoritë e Çomskit e revolucionarizuan mënyrën se si e kuptojmë gjuhësinë dhe mendjen.


Para ca kohësh, regjisori Majkël Gondri ka intervistuar Çomskin, dhe pastaj tërë intervistën e ka përpilur në një dokumentar të animuar të quajtur "Is the man who is tall happy?"

Më poshtë ju sjellim video nga filmi. Më theksin e tij freng, Gondi parashtron pyetjen: "A ekziston lidhje ndërmjet pranimit dhe zotërimit të  gjuhës dhe fillimit të kujtimeve?"
Çdokush që e ka shikuar „Eternal sunshine of the spotless mind“ e di që kujtesa është njëra prej fiksimeve kryesore të këtij regjisori.

"Fëmijët dinë shumë për gjuhën, shumë më tepër sesa që presim, para se të jenë të ekspozuar ndaj atë dituri" - thotë Çomski.

 
Data e shpalljes 16.03.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook