Viktima e ardhshme potenciale e ebolës

 
Përhapja e ebolës, sëmundjes së tmerrshme nga e cila humbën jetën rreth 4.000 njerëz në Afrikën perëndimore, ka filluar të ndikojë negativisht mbi prodhimtarinë e çokollatës. Në njëfarë mënyre, të gjithë ne jemi viktima.

gnyt

Bregu i Fildishtë është prodhuesi më i madh i kakaos, dhe me këtë rreth 33% e sasisë së përgjithshme të kakaos vjen prej aty. Ky shtet kufizohet me Liberinë dhe Guinenë, dy shtete ku mbretëron epidemia e ebolës. Bregu i Fildishtë i mbylli kufijtë me këto dy shtete që në gusht, dhe kështu u mbyll kufiri edhe për forcën punuese që i nevojitet për ti mbledhur kokrrat e kakaos - ndërsa, korrja kryesore sapo ka filluar.

Si rezultat i kësaj, Fondacioni botëror i kakaos krijoi iniciativë për përgjigje ndaj ebolës, me ç'rast mbledh donacione prej kompanive si "Nestle" dhe"Mars" - te cilat së shpejti do të shpallin se si mjetet do t'i ndihmojnë Kryqit të Kuq të ndalojë përhapjen e sëmundjes në Bregun e Fildishtë dhe Ganë.

"Furnizuesit tanë na bindin që do të kenë mundësi të vazhdojnë t'i furnizojnë nevojat tona për kakao pa ndërperje, edhe nëse sëmundja ka ndikim në shtetet e mëdha që kultivojnë kakao" - thotë Xhef Bakman, drejtor i "Hershey".

Ky duket si bllokadë tmerruese i prodhimit gjatë kohës së epidemisë dhe humbje e jetëve njerëzore. Epidemia ndoshta nuk do ta zvogëlojë prodhimin e çokollatës, por çmimet mund të rriten shumë. Prandaj, shijoni çokollatën derisa mundeni.
 
Data e shpalljes 15.10.2014 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook