Dy mësues ndërtojnë një shkollë për nxënësit e fshatit të largët shqiptar

 
Me donacione dhe punë vullnetare ata arritën tu japin një shkollë të re 5 nxënësve të fshatit Vendreshë Mal në Skrapar, të cilët për vite me radhë zhvillonin mësim në një ambient të rrënuar!

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho prej shtatorit të vitit të kaluar u vunë në nismë për mbledhjen e donacioneve dhe tashmë e gjithë përpjekja është materializuar në një shkollë të re.

Ajo do të jetë gati të presë më 17 shtator 5 nxënësit e saj.

Foto: Gazeta Express

Ndërsa Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho nuk e fshehin gëzimin për atë që arritën të bëjnë!

Donald Dervishi: "Të kemi këtë ndërtesë që do të shfrytëzohet nga nxënësit për vitin e ri shkollor 2018-2019"

Borsion Spaho: "Rrugës tonë iu bashkuan edhe shumë njerëz që na ndihmuan dhe na dhanë zemër"

Pak ditë se në shkollën e re të Vendreshë Mal të bjerë zilja e parë dhe në bankat e saj të ulen 5 nxënësit e fshatit malor, atje po bëhen përgatitjet e fundit.

Dhuruesve ju bashkua dhe Myftinia i Tiranës me donacione, transmeton Gazeta Express.

Shkolla e re, në fakt është vetëm një klasë, një korridor dhe një banjo, por e mjaftueshme për 5 nxënësit e fshatit malor të Skraparit për të cilët zilja e parë e 17 shtatorit do të shënojë padyshim nisjen më të bukur të një viti të ri shkollor.

 
Data e shpalljes 15.09.2018 në kategorinë Arsim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook