Britania e Madhe me banknota të reja

 
Banknotat e para të përbëra nga polimeri, gjegjësisht plastika e posaçme, kanë filluar të prodhohen në Britani të Madhe me vlerë prej 5 paund, dhe në të gjendet fytyra e Uinston Çerçillit.

2584822

Pas kësaj banknote, vijojnë edhe banknotat polimerike prej 10 paundve me Xhejn Ostin vitin e ardhshëm, ndërsa deri në vitin 2020 edhe ajo prej 20 paundve.

Bëhet fjalë për "revolucion të keshit" që po përgatitet gjashtë vite duke marrë parasysh që diskutimet për zëvendësimin e letrës me banknota polimerike kanë filluar që nga viti 2010.

Banka e Anglisë ka printuar 440 miliona banknota të reja që nga dje janë në disponim në banka dhe bankomate. Arsyeja kryesore për këtë është rritja e qëndrueshmërisë së banknotave. Këto banknota duhet të qëndrojnë 2,5 herë më gjatë se banknotat e letrës. Vitin e kaluar është dashur të zëvendësohen 21,835 banknota për shkak të dëmeve.

70 miliona paund janë harxhuar në hulumtime dhe printimin e këtyre parave. Poashtu, ka qenë i angazhuar ekip prej 140 njerëzve që kanë punuar me metoda bashkëkohore sigurie. Banknotat kanë qenë edhe të falsifikuara, që të testohet se a mund të kopjohen lehtë dhe si sillen kur rastësisht lahen në makinë rrobash dhe sa janë të sigurta për shëndetin nëse disi arrijnë të përtypen nga foshnjet ose kafshët.

Në Kanada vetëm se po përdoren banknotat polimerike, ndërsa përdorimi i tyre në Britaninë e Madhe u shpall nga governatori i Bankës së Anglisë, pas kthimit të tij nga Kanada në vitin 2013. Me këtë përfundon epoha e banknotave të letrës e cila ka zgjatur 320 vjet.
 
Data e shpalljes 15.09.2016 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook