Ekspertët vendosën: kjo është dieta e vitit

 
Jo të gjitha dietat janë të njejta, edhepse qëllimi i tyre është përafërsisht i njejtë. Askush nuk di më tepër për këtë sesa ekspertët që kanë shkruar raportin në SHBA për dietat më të mira të vitit. Raporti u shpall këtë javë dhe në të rangohen regjimet më të mira të të ushqyerit që do të jenë në trend në vitin 2016.

22288

Disa prej dietave janë për të humbur peshë, ndërsa të tjera për uljen e shtypjes së gjakut, për përmirësimin e shëndetit të zemrës, madje edhe për rritjen e gjasave për shtatzëni. Secila prej dietave ka një karakteristikë të përbashkët e përmirëson shëndetin.

Raporti është përpiluar me ndihmën e të dhënave nga revistat mjekësore, raporte të qeverisë dhe burime tjera. Pasi që janë zgjedhur dietat më të mira, janë thirrur ekspertë nga fusha e të ushqyerit, shtimit të peshës dhe psikologjisë ushqyese, të cilët i kanë rradhitur dietat sipas efikasitetit të tyre, në disa kategori. Ndër këto kategori janë edhe mundësia për humbjen e peshës për afat të shkurtër ose të gjatë, ndjekje e lehtë e dietës dhe pasoja shëndetësore.

Dieta e vlerësuar më së miri është e ashtuquajtura DASH (Dietary approaches to stop hypertension) për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut ose për trajtimin e së njejtës. Si pjesë e dietës ulet sasia e konsumimit të kripës dhe rritet sasia e pemëve dhe perimeve.
 
Data e shpalljes 15.01.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook