Si të mos e paguani dënimin e trafikut?

 
Uebfaqja "DoNotPay" është hiti i ri në internet, me arsye të fortë. Këtu mund ta shmangni pagesën e dënimeve të trafikut.

bvnghgh

Ideja për këtë shërbim vjen nga Xhoshua Brauder dhe me të mundësohet që personi i cili ka fituar dënimin të shkruajë ankesë në mënyrën më të mirë.

Për këtë proces ju duhen vetëm disa minuta, dhe suksesi është i garantuar. Prej 250.000 njerëzve të cilët e përdorin faqen, 160.000 janë nxjerrë nga pagesa e dënimit, thotë Xhoshua.

Shërbimi funksionon në atë mënyrë që u mundëson përdoruesve bisedë me robot i cili parashtron pyetje të ndryshme për të zbuluar që dënimi është i parëndësishëm. Këtu përfshihen pyetje si "A ishte mjaft e dukshme shenja e komunikacionit", "A mendoni që vendparkimi ishte shumë i ngushtë?"

Pasi t'ju përgjigjeni pyetjeve, faqja do ti përdorë informatat për të shkruar një arsye të mirë se pse një dënim nuk duhet të jetë i vlefshëm. Pasi sistemi ju shkruan ankesë, duhet vetëm t'ia dorëzoni policisë.

Ky shërbim për herë të parë u shfaq në Londër, por tani përdoret edhe në qytete tjera. Mund ta provoni KËTU.
 
Data e shpalljes 14.07.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook