Norvegjia u bë shteti i parë që ndaloi prerjen e drunjve

 
Norvegjia u bë shteti i parë i cili ndaloi prerjen e drunjve - një hap i madh në kontrollimin e shkatërrimit global të pyjeve.

255848

Në premtimet e vitit të kaluar, delegatët norvegjez poashtu premtuan se do të gjejnë mënyrë për të siguruar prodhime themelore siç është vaji palmik, soja, mish gjedhi për ta zvogëluar ndikimin e këtij vendimi mbi ekosistem. Ky është një vendim që Norvegjia mori në Samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara në vitin 2014, sëbashku me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, prodhimtaria e vajit palmik, sojës, mishit të gjedhit dhe prodhimeve të drurit kontribuojnë në më pak se gjysmën e shkatërrimit tropik të pyjeve.

Kur digjen pyjet, karboni në drunjtë lirohet si dioksid karbon - gazi kryesor i cili shkakton ndryshimet klimatike.

Poashtu, Norvegjia shfaqi përkushtimin ndaj një mjedisi më të pastër jetësor edhe në mënyra tjera. Në vitin 2008, ky shtet i dhuroi Brazilit një miliardë dollarë për ti ndihmuar në luftën kundër shkatërrimit të pyjeve të Amazonit. Me këtë u zvogëlua shkatërrimi i pyjeve për 75% gjatë shtatë viteve të fundit. Norvegjia poashtu zbaton proces për kufizimin e shitjes së automjeteve me gaz deri në vitin 2025.
 
Data e shpalljes 14.06.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook