Studentë prej 70 fakulteteve të mjekësisë protestojnë kundër padrejtësisë në SHBA

 
fghuj

Studentët e fakulteteve mjekësore në SHBA protestojnë: "vdekje" për vrasjen e afroamerikanit të paarmatosur nga ana e policisë. Aktivistët kërkojnë nga qyteti i Njujorkut ta gjykojë policin i cili ka kryer vrasjen.

Protestat u bënë masive javën e kaluar, pasi gjyqi vendosi të mos e gjykojë policin i cili në korrik të këtij viti vrau të pafajshmin Erik Garner. Vendimi u mor përafërsisht një javë pasi gjyqi në Misuri vendosi të mos e gjykojë policin i cili vrau afroamerikanin e paarmatosur Majkël Braun.

Të dy vrasjet i tensionuan raportet ndërmjet policisë dhe afroamerikanët, dhe lindën debagt kombëtar mbi temën e racizmit. Gjatë ditës së kaluar, studentë prej rreth 70 fakultete mjekësore në vend dolën në protesta për vrasjet dhe vendimin e gjyqit.

Policia deklaroi që në Berkli, Kalifornia kanë protestuar mbi 100. Rreth dhjetë pjesëmarrës në protest u arrestuan.
 
Data e shpalljes 13.12.2014 në kategorinë Ngjarje
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook