#AeDiÇfarë? Në Shuto Orizar u diskutua për luftën kundër varfërisë

 



Raundi i dytë i evenimenteve me emër #AeDiÇfarë u mbajt dje (10.09.2018) me fillim në ora 17:30 në SHF "Vëllezërit Ramiz dhe Hamid" në Shuto Orizari, ndërsa tema kryesore e diskutimit ishin mekanizmat për luftë kundër varfërisë në Maqedoni si vend anëtare e BE-së. Moderator i evenimentit ishte Nazim Rashidi, ndërsa bashkëbisedues të tij ishin Latife Shikovska, kryetare e OJQ-së Ambrella, e cila ka përvojë të madhe me çështjet dhe politikat e romëve, dhe Biljana Dukovska, eksperte në fushën e luftës me varfërinë.


Mbi 60 të ftuar ishin të pranishëm në evenimentin i cili u mbajt në gjuhën maqedonase dhe rome, ndërsa u përkthye edhe në gjuhën shqipe. Pasi folësit sqaruan qëndrimet e tyre dhe mundësitë që do t'i ofrohen shtetit, auditori pati mundësinë të shtrojë pyetje shtesë për temat që kanë rëndësi më të madhe për ta. Më tepër u diskutua në lidhje me mundësitë për rritjen e ndihmës sociale dhe problemin e papunësisë, sidomos për pakicat të cilat ndoshta kanë arsim më të ulët, si dhe më pak mundësi ekonomike dhe sociale. Me interes të veçantë për të pranishmit ishte e ashtu quajtura "mini ekspozitë" e vendosur në shkollë, ku si eksponate ishin vendosur të dhëna të ndryshme për shtetin në krahasim me vendet të tjera fqinje pas anëtarësimit të tyre në Union.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit # AeDiÇfarë të cilin e udhëheq Demokraci Llab në nivel kombëtar në mënyrë që të edukojë qytetarët për disa nga temat që kanë të bëjnë me komunitetet e tyre dhe mundësitë që i ofron Bashkimi Evropian për vendet - anëtare gjatë ballafaqimit dhe gjetjes së zgjidhjes për sfida të ngjashme.



Sefer Selimi, themelues i Demokraci Lab si platformë për ndërtimin dhe përforcimin e vlerave demokratike në veçanti tek të rinjtë dhe sektori civil, duke theksuar se të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të marrin pjesë në evenimente që të kuptojnë më tepër dhe të informohen në lidhje me këto tema, ndërsa informata të detajuara në lidhje me kohën, lokacionin dhe temën e diskutimit për dialogjet e ardhshme mund të gjenden në Facebook faqen e Demokrasi Lab.

# AeDiÇfarë Shtip? do të mbahet të enjte, më 13 shtator në Bibliotekën e Qytetit "Goce Dellçev" në Shtip me fillim në orën 17:00. Në Shtip do të diskutohet për të drejtat e punëtorëve dhe standardin jetësor në Maqedoni si vende anëtare e BE-së, së bashku me Kristina Ampeva, aktiviste shumëvjeçare në fushën e të drejtave të punëtorëve, dhe Igor Jadrovski, përfaqësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Pas Shtipit, vijojnë #EdiÇfarë dialogjet në Tetovë, Kavadarc, Kumanovë dhe Manastir. Të gjitha #AeDiÇfarë dialogjet mund të ndiqen edhe nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook faqen e Demokrasi Lab.
 
Data e shpalljes 13.09.2018 në kategorinë Arsim
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook