Videoja e parë që do të projektohet mbi një re

 
Videon që do ta shihni më poshtë nuk është 3D. Në fakt, nuk është as me ngjyrë të plotë. Por kjo nuk është me rëndësi sepse kjo video është e para që projektohet nga aeroplani në re.

b68bnyu77


Hardueri i projektit u krijua nga artisti Dejv Linç, shkencëtari Majk Niks dhe producenti Aron Nilsen. Projekti quhet "Nimbus" dhe paraqet version modern të zoopraksiskopit të shekullit të 19të, i cili përdor laser për të krijuar fotografi lëvizëse.

Ky harduer është përdorur me sukses për projektimin e fotografive nga një aeroplan "Cessna 172" në retë mbi Notingem në Britani të Madhe. Më poshtë shikoni rezultatet.

 
Data e shpalljes 13.07.2015 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook