Një djalë është maskuar si e dashura e tij për të hyrë në provim në vend të saj

 
Një 20-vjeçar i dashuruar është zbuluar duke mashtruar në test, por jo ashtu siç mendoni. Ai ka qenë i maskuar në një person tjetër, në të dashurën e tij.

dfghh

Yahoo njofton për Ajan Zhademovin, i cili ka qenë i vendosur t'i ndihmojë të dashurës së tij 17-vjeçare gjatë testit.

E dashura i ka treguar që është e brengosur për testin vijues i cili do të ishte i rëndësishëm për universitetin ku ajo do të studjojë. Kështu, i dashuri i saj ka menduar një ide që nuk ka qenë aq e mirë sa është dukur në fillim.

Ai është maskuar si ajo dhe është shfaqur në këtë test, në një qytet në jug të Kazakstanit. Profesorët kanë dyshuar në të kur i kanë parashtruar pyetje. Ajani është munduar të flet me zë më të hollë, por ka qenë dukshëm që bëhet fjalë për zë mashkulli.

Nga kjo ngjarje, banorët vendas e quajnë djalin "romantiku i vitit". Ai ka qenë i dënuar, por dënimin e tij e ka paguar një biznismen.
 
Data e shpalljes 13.06.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook