Universiteti AAB fiton trofeun për volejboll

 
Volejbollistet e Universitetit AAB, janë kampione të reja në volejboll për edicionin 2013/2014. Ato në ndeshjen e katërt finale të play-offit, mposhtën Dritën e Gjilanit me rezultat 3:2 (25:18, 18:25, 22:25,25:21 dhe 15:10), duke shënuar kështu fitoren e tretë.



Derisa setin e parë e fituan prishtinaset pa shumë telashe, në të dytin gjilanasit u treguan më të vëmendshme dhe me rezultat të njëjtë barazuan në 1:1. Madje edhe në setin e tretë Drita u tregua më e mirë dhe kaloi në epërsi me 2:1. Mirëpo, si zakonisht në setin e katër Shemsije Asllanaj ishte ajo që me lojën e saj vendosi të shkohet në setin e pestë. Edhe në setin e fundit, Asllanaj ishte ajo që krijoi epërsi që në fillim, por nga fundi në skenë doli edhe Lule Simnica, e cila solli disa pikë radhazi, kështu që në fund Universiteti AAB shënoi fitore me rezultat 3:2.

“ E kishim shumë të vështirë, pasi Drita është fituese e Kupës dhe dëshironte ta ketë edhe titullin e kampionit. Ne gjatë kampionatit nuk ishim në formën më të mirë, por e arritëm atë në kohën më të duhur. Nuk mbaj mend që ndonjëherë kam qenë më e lumtur se sot për titullin e fituar”, tha pas ndeshjes Shemsije Asllanaj, për shumë vite volejbollistja më e dalluar në Kosovë, e cila konfirmoi se edhe në edicionin e radhës do të jetë pjesë e Universitetit AAB.
 
Data e shpalljes 13.06.2014 në kategorinë Sport
Përgatiti: Sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook