Pishina më e bukur në botë

 
Azia është tokë e çudirave. Kontinenti më i madh dhe më i populluar në botë, që pas disa shekujve përsëri kthehet në pozitën e kontinentit më të pasur, gjithmonë i ka mahnitur evropianët.

svsee

Njerëzit në këtë kontinent e vënë ekzotikën, kulturën, llojllojshmërinë e tij në vend të posaçëm që është gjithmonë tërheqës.

Por, Azia është më tepër se kaq. Nuk është vetëm e kaluara, por edhe e ardhmja. Këtë më së miri e dëshmojnë shoqëritë e përparuara që në mënyrë të përkryer i janë përshtatur qytetërimit global.

srheww

Hoteli "Marina Bay Sands" gjendet në Singapur dhe paraqet atraksionin më të madh turistik në njërin prej shteteve më të pasur në botë. Në majen e këtij hoteli, gjendet një pishinë që ju lë pa frymë, dhe është një ngjarje e pabesueshme.

Që nga hapja e hotelit "Marina Bay Sands", ky hotel është bërë një atraksion i vërtetë turistik. Në të janë investuar 5,7 biliona dollarë, që e bën atë ndërtesën më të shtrenjtë në botë.

wqtwfdfd

Në maje të hotelit gjendet një hotel luksoz me emrin "Sands SkyPark Infinity Pool". Fjala "Infinity pool" përdoret për të gjitha llojet e pishinave që krijojnë iluzionin e pafundësisë në horizont.

Shtrihet në 150 metra në tre rrokaqiej të hoteleve, nëpër një urë që i bashkon, ndërsa pamja krijon iluzion që bashkohet me pamjen spektakolare të qytetit.

Nëpërmjet një sistemi të posaçëm pishina furnizohet me ujë. Ajo është e disponueshme vetëm për mysafirët e hotelit, kështu që nëse planifikoni të laheni, do të duhet të pregaditni një shumë gjigante të parave, sepse ky hotel nuk është aspak i lirë.

wagw3t

 
Data e shpalljes 12.07.2014 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook