Në pranverë do të hapet ura më e gjatë në botë, pas 9 vitesh ndërtim

 


Pas nëntë vjetësh ndërtimi, në maj ose qershor në Kinë do të hapet ura Hong Kong - Zhuhai - Macau. Bëhet fjalë për një projekt të vërtetë mega. Me një gjatësi totale prej 55 kilometrash, kjo është ura më e gjatë që shtrihet nëpër ujë.

E ndërtuar në formën e shkronjës "Y", ura lidh tre qytetet e mëdha (Hong Kong, Zhuhai dhe Macau), dhe e gjithë struktura është në fakt një kombinim i urës dhe një tuneli nëndetar.

Për shembull, pjesa kryesore e strukturës përbëhet nga një urë e gjatë 22.9 km dhe një tunel nën ujë nën 6.7 km. Si urë është mbresëlënëse, thonë se shifra është 20 herë më e gjatë se "Porta e Artë" e famshme në San Francisko.

 
Data e shpalljes 12.02.2018 në kategorinë Jeta
Përgatiti: S.N / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook