Vendi me duhanin më të shtrenjtë në botë

 
Australia është vendi me duhanin më të shtrenjtë në botë, një cigare kushton një frang.

Tatimi ndaj duhanit vazhdon të rritet ende dhe sipas një rekomandimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë qëllimi është që njerëzit të heqin dorë nga pirja u duhanit.

Foto: Lajmi

Një pako me 20 cigare në Australi kushton përafërsisht 27 dollarë australianë, që i bie rreth 19 franga zvicerane.

Për shtetin, tatimet më të larta nënkuptojnë më shumë para. Vitin e kaluar, arka shtetërore e Australisë mori rreth 7.8 miliardë euro tatime mbi produktet e duhanit, shkruan Lajmi.

Deri në vitin 2020 parashihen të jenë 10.6 miliardë. Përveç kësaj, duhanpirësit në Australi po pengohen edhe me mjete të tjera. Australia ishte vendi i parë në botë që prezantoi pako të cigareve me foto shokuese të sëmundjeve të ndryshme.
 
Data e shpalljes 11.09.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook