Tani mund të keni diplomë fakulteti për video lojëra

 
Duke filluar nga viti 2015, Qendra e Njujorkut për loja, departamenti i shkollës prestigjoze të artit -"Trish", do të ofrojë diplomë për art figurativ në video lojëra.

952016+8

Vetëm 20 studentë do të pranohen në programin selektiv që ofron kurse duke përfshirë dhe "Play Labs", mundësi për luajtje kritike të lojërave me dizajnerë të posaçëm dhe zhanre të caktuara.

"Hymë në një epokë ku mjetet për krijimin e lojërave po bëhen më të disponueshme."

Derisa disa kolegje të përqëndruara në teknologji ofrojnë drejtime deridiplomike për dizajnim të lojërave, "Trish" është njëra prej shkollave liberale të artit që ofron këtë drejtim. Kjo sinjalizon ndryshime të qëndrimit ndaj lojërave "mainstream".

Nuk është e rastësishme që ky departament hapet në kohën kur mjetet për krijimin e lojërave janë më të disponueshme, dhe fuqia punuese dhe resurset e nevojshme për krijimin e lojërave me grafikë të mirë nuk kërkojnë financa të tepruara. Para 15 viteve, ndoshta është nevojitur të përkushtohet gjysma e jetës së një gejmeri për të dizajnuar një lojë, qoftë edhe amaterike, megjithatë teknologjia zhvillohet aq shumë saqë procesi është më i thjeshtë dhe njerëzit mund të krijojnë lojëra interesante, inovative me buxhet relativisht të vogël.
 
 
Data e shpalljes 11.08.2014 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook