Studentë nga Zvicra krijuan karrige me rrota për invalidë që vetë ngjitet shkallëve

 
Sigurisht do të pajtoheni - kjo karrige me rrota duket mrekullueshëm. Por, në fakt është edhe më e mirë sesa që duket.

148558


Ajo që për ne është ngjitje e lehtë shkallëve, është diçka e paaritshme për njerëzit që janë në karrige për invalidë. Por, tani kemi përparim - karrigia me rrota "Scalevo" mund ta ndryshojë këtë.

Kjo karrige me rrota është projekt i dhjetë studentëve zviceranë që kanë filluar atë gjatë verës së vitit të kaluar - tetë studentë nga Fakulteti i makinerisë dhe elektroteknikës në Institutin për teknologji në Zvicër dhe dy nga Fakulteti i dizajnit industrial në Universitetin e arteve në Cyrih. Qëllimi i këtyre të rinjve ka qenë ta përmirësojnë jetën e personave me invaliditet.

"Qëllimi ynë ishte të krijojmë një karrigem e rrota e cila vetë do të mund të ngjitet shkallëve", shkruajnë ata në faqen e tyre të internetit. Kjo mundësohet me sistemin e quajtur "Segway" i cili i baraspeshon dy rrotat kryesore.

 
Data e shpalljes 11.07.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook