Universiteti në Melburn ofron lëndë për Eurovizionin

 
Australia vërtet e do Eurovizionin. Njëherë fituan vend në këtë garë, ndërsa tani një universitet në Australi ofron ligjërata nga kjo fushë.

bvhhghjh

Universiteti në Melburn sapo shpalli që do të ketë një lëndë të re të quajtur Eurovizione. Studentët e kësaj lënde do të mësojnë për historinë dhe zhvillimin e Evropës nëpërmjet historisë dhe këngëve të Eurovizionit.

"Eurovizioni është shumë më tepër se një garë e këngëve, është një arenë kritike e garimit të interesave politike dhe kulturore nga e tërë Evropa", shkruan universiteti në webfaqen e tij.

Sipas universitetit, mënyra më e lehtë për të mësuar për jetën dhe historinë e Evropës është nëpërmjet muzikës së popullarizuar.

"Nëse e nihni Eurovizionin, e njihni Evropën. Është serioze deri në vdekje, por edhe shumë zbavitëse."

Lënda do tju ofrohet studentëve që studjojnë tregti, biomjekësi, ekologji, muzikë dhe shkencë duke filluar nga semestri i dytë në vitin 2015.
 
Data e shpalljes 11.06.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook