Cili është numri më i preferuar në botë?

 
Kur bëhet fjalë për mitet antike, përrallat dhe traditat, njerëzit gjithmonë kanë qenë të drejtuar kah numri shtatë, më shumë se numrat tjerë. Kjo vazhdon deri më sot.

numra

Shkrimtari matematicient nga Britania Aleks Belos bëri një pyetësor interesant me të cilën pyeste njerëzit se cili është numri i tyre i preferuar. Në top listën e 10 numrave më të preferuar u gjendën këto:

1. 7
2. 3
3. 8
4. 4
5. 5
6. 13
7. 9
8. 6
9. 2
10. 11


Aleksi thotë se qëllimi i hulumtimit ka qenë të shihet lidhja emocionale që kanë njerëzit me numrat. Poashtu, për shkak se ka qenë matematicient, njerëzit vazhdimisht e kanë pyetur se cili është numri i tij i preferuar. Në fillim ka menduar që në këtë mënyrë njerëzit janë tallur me të, mirëpo gradualisht ka zbuluar që në të vërtetë ata kanë ndjenja të fuqishme në lidhje me numrat.

Më shumë se 30.000 njerëz kanë marrë pjesë në këtë hulumtim. ME anën e tij, janë intervistuar njerëz të cilët e kanë gjetur në internet dhe të cilët vullnetarisht kanë vendosur të jenë pjesë e hulumtimit, domethënë rezultatet nuk kanë eksperiment profesional laboratorik.
 

Përfundimi nga rezultatet janë:

- 1.123 numra janë nominuar nga 30.025 të intervistuar
- pothuajse gjysma e njerëzve zgjodhën numër nga 1 deri më 10
- çdo numër nga 1 deri më 11 është zgjedhur
- janë zgjedhur 472 numra ndërmjet numrit 1 dhe 1000
- po të kishte nominim për numrin më pak të preferuar, atëherë do të ishte numri 100.

Të gjitha rezultatet mund t'i shihni ketu
 
Data e shpalljes 11.04.2014 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook