Një material i ri shndërron CO2 në lëndë djegëse energjetike dhe ekologjike

 
Një material i ri i krijuar nga shtresa të kobaltit me madhësi mikroskopike mund ta shndërrojnë dioksid karbonin në një lëndë djegëse që mund të digjet pa mbeturina helmuese dhe të përdoret si burim i energjisë.

ygiyiyiyi

Materiali është krijuar nga disa hulumtues në Kinë. Kjo mund të jetë një mënyrë e zgjidhjes së problemit të ndotjes në botë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve djegëse fosile. Shkencëtarët punojnë mbi këtë problem me dekata dhe kërkojnë mënyra për ta shndërruar dioksid karbonin i cili lëshohet në atmosferë në diçka të dobishme dhe ekologjike. Testimet e materialit të ri japin rezultate premtuese, sipas hulumtuesve.

"Ky material paraqet një zbulim shkencor fundamental. Sigurisht procesi do të zgjasë me vite derisa çdo gjë të bashkohet në një pajisje të suksesshme komerciale. Por, në këtë fazë, reagimi është pozitiv, tha Kartish Mantiram, inxhinier kimik nga Instituti teknologjik në Kaliforni.

Materiali përbëhet vetëm prej 4 atomeve. Kur kalon nëpër procesin e zvogëlimit elektrokimik të dioksid karboit,  çlirohet lëndë djegëse e cila prodhon më tepër energji sesa që nevojitet për prodhim.

Hapi i ardhshëm është demonstrimi i një mënyre me të cilën ky material mund të zbatohet në teknologjinë komerciale për të filluar përdorimi i tij.
 
Data e shpalljes 11.01.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook