Ja çfarë shkakton përdorimi i takave për trupin

 
Përdorimi i takave të larta sjell probleme të shumta në shëndetin e këmbëve, por sërish ajo nuk i ndalon femrat që ti përdorin ato ditë e natë.



Sipas një studimi të publikuar në ‘JAMA’ tregon që përdorimi i takave të larta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht.  Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj.  Çfarë ndodh në trupin tuaj kur mbathni take të larta?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath taka të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni.  Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës, shkruan Femina.

Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.  Rreziqet e mbathjes së takave të larta: – Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës; – Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon; – Mpirje në gishtërinjtë e këmbës; – Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës  Nuk është nevoja që të hiqni dorë krejtësiht nga takat e larta, sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta. Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës
 
Data e shpalljes 10.10.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook