AEDIÇFARË? në Strugë u fol për arsimin

 


Më 6 Shtator, në Social Club Kombinati në Strugë u organizua ngjarja e parë nga seria e ngjarjeve me titullin #AEDIÇFARË. Tema kryesore e ngjarjes ishin mundësitë për arsimim për të rinjtë në Maqedoni si anëtare e Bashkimit Evropian. Moderator i diskutimit ishte Nazim Rashidi, ndërsa bashkëbiseduesit e tij kryesor ishin Valmira Istrefi nga OJQ Creative & Activ dhe Dona Kosturanova, drejtoresh ekzekutive e Forumit Arsimor Rinor.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit #AEDIÇFARË të cilin e implementon Democracy Lab në nivel shtetëror. Qëllimi i këtij projekti është edukimi i qytetarëve për tema konkrete të cilat i tangojnë komunitet e tyre dhe mundësitë të cilat i ofron Bashkimi Evropian për vendet anëtare të saj gjatë përballjes dhe gjetjes së zgjidhjeve për sfida të ngjashme.

Sefer Selimi, themelues i Democracy Lab, platformë për ndërtimin dhe forcimin e vlerave demokratike, veçanërisht tek të rinjtë dhe shoqëria civile, thotë që qëllimi kryesor i kësaj serie të ngjarjeve është t’ju përgjigjen pyetjeve të qytetarëve në tema të ndryshme nga jeta e përditshme që na tangojnë të gjithëve. Ai pret që pas përfundimit të shtatë ngjarjeve të planifikuara në të gjithë shtetin, do të sqarohen të gjitha përfitimet që do ti kishte vendi ynë si anëtare e Bashkimit Evropian. Thekson se të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur për të marrë pjesë në këto ngjarje për të mësuar më tepër për temat të cilat janë me interes për ta, ndërkaq më tepër informacione për kohën, vendin dhe temën e diskutimit për dialogjet e ardhshme mund ti gjejnë në faqen e Facebook-ut të Democracy Lab.

Ngjarja e ardhshme do të mbahet të Hënën, 10 Shtator, në shkollën fillore ‘’Vëllezërit Ramiz dhe Hamid’’ në Shuto Orizarë, ku do të flitet për mekanizmat për luftën kundër varfërisë në Maqedoni si vend anëtar i Bashkimit Evropian.
 
Data e shpalljes 10.09.2018 në kategorinë Arsim
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook