Si të kurseni të holla derisa udhëtoni

 
Udhëtimi me buxhet të kufizuar është vërtet i vështirë. Ka një numër të madh të shpenzimeve ditore, shpenzime të rrugës dhe shpenzime të papritura të cilat nuk jeni të vetëdijshëm që duhet t'i paguani. Prandaj, japim disa këshilla se si në mënyrë të thjeshtë të kurseni derisa udhëtoni.



jj

1. Keni kujdes për bankomatet
 
Shumica e bankomateve në shtetet tjera mund të marrin 1-3% nga transakcioni juaj i plotë, ndërsa diku shuma mund të jetë po aq e madhe sa transakcioni. Prandaj, më së miri është t'i merrni me vete të gjitha të hollat që do t'ju nevojiten, për të shmangur pagesën e tatimit. Poashtu, mund të informoheni në bankën tuaj po qe se ka partnerë jashtë shtetit.

2. Ekskurzione pa pagesë

Çdo qytet evropian ka ekskurzione pa pagesë për të njohur qytetin. Nëpërmjet tyre, do të keni mundësi t'i vizitoni vendet më të rëndësishme, pa paguar një udhëheqës.

3. Jeta në tren


Kur udhëtoni jashtë shtetit ose në rajone të mëdha, treni është shoku juaj më i mirë. Trenat janë më të lirë se aeroplanët dhe mjetet tjera transportuese. Përveç kësaj, mund t'i shihni të gjitha peizazhet e bukura nëpër të cilat treni kalon.


4. Shmangni taksin

Në shumicën e qyteteve të mëdha, taksi transporti është mjaft i shtrenjtë dhe shumica e taksistëve mund ta rrisin çmimin kur e shohin që jeni turist. Shmangiuni atyre-lehtë është ta kuptoni se kur keni autobus. Ose, mund të zgjidhni të ecni më këmbë - në atë mënyrë keni mundësi ta njihni më mirë qytetin.
 

5. Bëni "pazar" me shitësit në rruge

Disa prej suvenirëve më të mirë vijnë nga shitësit e rrugës. Gjë e mirë është që mund të bëni "pazar" për çmimin. Thuajini shitësit që jeni të interesuar, por çmimi është shumë i lartë dhe largohuni. Ai do të dojë ta shesë produktin, kështu që do ta ulë çmimin.
 
6. Hostele

Mundohuni të gjeni hostel të mirë. Kështu do të kurseni shumë të holla sepse hostelet janë dyfish më të lirë se hotelet.

 
7.Shmangiuni telefonatave


Është mirë t'i informoni të afërmit tuaj se ku gjendeni, mirëpo telefonatat nuk duhet të jenë të shpeshta sepse pothuajse në çdo shtet një telefonatë do t'ju kushtojë më tepër se vetë udhëtimi. Mundohuni të gjeni wi-fi për ti informuar të afërmit tuaj se ku jeni, ose herë pas here dërgoni një sms.

 
 
Data e shpalljes 10.04.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook