"Wize Mirror" - Pasqyrë që skanon fytyrën dhe zbulon se a jeni të sëmurë

 
"Wize Mirror" duket si një pasqyre e thjeshtë, megjithatë në të janë të vendosura 3D skanerë, kamera multispektrale dhe senzorë që duhet ta vlerësojnë shëndetin e personit që e shikon veten.

drgth6y7

Softueri për njohjen e fytyrave kërkon shenja të stresit ose vështirësive, përderisa senzorët për frymën e personit kërkon indice të pirjes së tepër të duhanit ose alkoolit. 3d skanerët e analizojnë formën e fytyrës për t'i dalluar ndryshimet në masën trupore, ndërsa kamerat multispektrale mund ta vlerësojnë pulsin e zemrës dhe nivelin e hemoglobinës në gjak.

Pas një minuti, aq sa nevojitet që pasqyra t'i analizojë të gjitha faktorët, përdoruesi mund t'i shohë rezultatet, si dhe këshilla për përmirësimin e shëndetit.

"Wize Mirror" është krijuar nga hulumtues dhe partnerë industrial nga shtatë vende të Bashkimin Evropian nëpërmjet financimit nga BE. Shpikësit dëshirojnë të hohin se cilat janë problemet më të zakonshme shëndetësore që është vështirë të trajtohen pas sëmundjes, siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojnë testimet klinike të kësaj pajisjeje në Itali dhe Francë. Kushedi, ndoshta më në fund do ta shmangim pritjen e bezdisshme nëpër spitale
 
Data e shpalljes 09.08.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook