Çfarë e shkakton skuqjen e syve pas notit në pishinë?

 
Nëse keni qeshur për të gjitha shenjat në pishinat publike ku shkruan që urinimi në ujë është i ndaluar, tani ndoshta do ti kuptoni më seriozisht. Raporti vjetor për not të shëndetshëm i shpallur nga Qendra për kontroll të sëmundjeve në SHBA tregon që shumica e pishinave në atë vend janë plot me urinë. Shkencëtarët thonë që kjo është arsyeja pse sytë skuqen gjatë dhe pas notit.

 vbghtu7te

Shumica mendojnë që klori që gjendet në ujin e pishinave është arsyeja për skuqjen e syve, mirëpo e vërteta është më e keqe. Kombinimi i kimikateve dhe urinës është ajo që e shkakton skuqjen.

- Kur notojmë dhe ankohemi për skuqjen e syve, kjo është për shkak se notuesit kanë urinuar në ujë - thotë Mishel Hlava, drejtoreshë e programit për not të shëndetshëm në Qendrën për kontroll të sëmundjeve.

Ajo spjegon që azoti në urinë, në kombinim me klorin formon kloramin, që mund të shkaktojë skuqeje të syve. Përveç kësaj, Hlavsa thotë që në pishinat e pastra nuk ndihet era e klorit. Sa më e fuqishme është era e kimikateve në pishinë, aq më tepër urinë ka në të.

Qendra për kontroll të sëmundjeve u porosit pronarëve të pishinave ta testojnë ujin nëpër pishinat e tyre. Niveli i klorinës duhet të jetë 1-3 pp. Vlera pH duhet të jetë ndërmjet 7,2 dhe 7,8.
 
Data e shpalljes 09.07.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook