Pse kjo gjëegjëzë është e thjeshtë për fëmijët, por e vështirë për të rriturit?

 
Nëpër rrjetet sociale u përhap gjëegjëzë e cila është pjesë e testimit për klasën e parë në Hong Kong.

ghtydf

Ajo që duhet ta bëni është të zbuloni se cili numër gjendet ndër automjetin e parkuar.

Gjëegjëza që pjesa më e madhe e fëmijëve e zgjidhin për më pak se 20 sekonda në regjistrim në klasën e parë, për të rriturit është mjaft e vështirë. Pse?

Dr. Dejvid Uajtbred, profesor në Departamentin e psikologjisë në Universitetin Kembrixh, zbulon pse për fëmijët kjo gjëegjëzë është shumë më e lehtë sesa për të rriturit. Spjegimi është i thjeshtë: të rinjtë (fëmijët) zgjidhin gjëegjëza më lehtë sepse kanë mendime më kreative.

"Ky është shembull i shkëlqyeshëm për atë që fëmijët janë më fleksibil në të menduarit sesa prindërit e tij. Për fat të keq, kjo karakteristikë ngadalë zhduket në shkollë, sepse atje fëmijët mësojnë përmendësh, dhe nuk ka as afërsisht mjaft hapësirë për mendim kreativ", thotë Dr. Uajtbred.

Nëse ende nuk e dini përgjigjen, ktheni fotografinë mbrapsht.
 
Data e shpalljes 09.04.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook