Histori udhëzuese: Propozim i pahijshëm dhe marrëveshje e keqe

 
Histori udhëzuese: Propozim i pahijshëm dhe marrëveshje e keqe

Një vajzë 25 vjeçare e cila pohon se është intelegjente, jashtëzakonisht e bukur dhe e kërkuar... në web faqe elite për njohje, e ka parashtruar këtë pyetje:




Ku po gaboj? Kërkoj të martohem me një person që fiton sëpaku 1 milion në vit. E di se si tingëllon kjo, mirëpo në Nju Jork të kesh një milion në vit i takon klasës mesatare. Do të thotë se nuk mendoj se kam një çmim shumë të lartë.

Njoh një grua nga grupi i jogës e cila është martuar me një bankier në një bankë investuese, ajo nuk është as e bukur dhe as intelegjente sa un. Çfarë bënë ajo dhe çfarë duhet të bëjë unë që të arrij në nivelin e saj. Do të më jepni një këshillë? Ju lutem mbani fyerjet – unë po pyes në mënyrë të sinqertë.

Shumica e grave e mendojnë këtë, por e fshehin, ndërsa un e them hapur. Nuk do të kërkoja një mashkull të tillë, nëse nuk do ta konsideroja veten të denjë për ta – si nga pamja, dashuria, kultura, bukuria dhe aftësitë shtëpiake.

Merr përgjigje nga një broker nga Nju Jork-u i cili i përshtatet kushteve:

E lexova me vëmendje dhe interes të madh shpalljen, dhe hezitoja mbi dilemën tuaj. Nuk do të ta humbas kohën, sepse klasifikohem sipas kritereve tuaja: fitoj mbi 500 mijë në vit. Por siç shoh ti më ofron një marrëveshje shumë të keqe.

Ja pse: ti e ofron bukurinë tënde për parat e mia. Thjeshtë dhe qartë. Megjithatë ka edhe diçka shumë të rëndësishme – bukuria juaj me kalim e kohës do të zhduket, ndërsa parat e mia jo. Egziston mundësia që unë me kalimin e viteve të fitoj edhe më shumë, por është shumë e sigurt që ti më e bukur nuk do të bëhesh.

Ti je në moshën 25 vjeçare dhe për 5 vitet e ardhëshme mund të jeni shumë e bukur, mirëpo do të jeni çdo ditë e më pak e bukur pas atyre 5 viteve. Pastaj bukuria juaj do të zhduket dhe në moshën 35 vjeçare nuk do tju vlej për asgjë.

Nëse mendon se po të flasë ashpër do të ta them këtë:
Nëse të hollat e mia zhduken, do të zhdukehs dhe ti, kështu që edhe un duhet të kem një kriter kur bukuria juaj do të zhduket. Është shumë e thjeshtë – në bazë të kriteriumeve mund të jesh vetëm e dashura ime, por jo gruaja ime.

Përveç kësaj, gjatë karrierës sime kam kuptuar diçka për efikasitetin e tregut. Prandaj pyes veten, përse një vajzë si ti – intelegjente, me stil dhe e bukur , nuk ka mundur të gjejë një të moshuar? Shpresoj se të ndihmova rreth dilemave tuaja, por nëse doni ta jepni veten me qera – telefononi.
 
Data e shpalljes 09.04.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Zulejha / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook