Shteti në të cilin çdokush ka të drejtë të votojë për çdo gjë

 
Paramendoni një jetë në të cilën mund ta zgjidhni kohëzgjatjen e pushimit vjetor. Ose disa emigrantë nga Australia të vijnë në shtet. Sa të holla do të shpenzojë shteti për ushtrinë ose aborti a do të jetë legal. Vendimet e tilla janë përditshmëri për njerëzit që jetojnë në Zvicër.

nmjki

Demokracia direkte në shtet do të thotë që çdo banor ka të drejtë të votojë për çdo gjë që ndodh në planin politik. Vendimet që merren kolektivisht u takojnë të gjithëve, duke filluar prej punëtorëve seksual e deri tek Bashkimi Evropian.

Sipas sistemit, çdokush që do të fitojë 100.000 nënshkrime për propozimin e vet mund të kërkojë ndërrimin e ligjit me referndum, në të cilin votojnë të gjithë banorët.

Këtë javë u paraqitën disa referendume të rëndësishme. Një propozim kërkon zvogëlimin e numrit të emigrantëve prej 80.000 në 16.000 në vit, ndërsa për një tjetër, njerëzit kanë votuar se a duhet banka qendrore t'i zmadhojë rezervat e arit. Këto referendume janë refuzuar sepse nuk kanë marrë mjaft vota nga shtetasit.

Votimi nuk është i obligueshëm, por shumica votojnë sepse organizohen 6-10 referendume njëkohësisht, dhe zakonisht secili interesohet për të paktën njërin prej propozimeve.

 
Data e shpalljes 08.12.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook