Filmi i cili do ta ndryshojë mënyrën se si e shihni autizmin

 
Në moshën 3-vjeçare, Oven Suskajnd ka fituar diagnozën e autizmit. Ai nuk ka folur më. Për prindërit e tij, Ron dhe Kornelia Suskajnd, kjo ka qenë vështirësi e madhe. Tre vjet pas diagnostifikimit,janë ndjerë sikur kanë humbur të birin.

jhjh

Por, pas një viti, Oven ka filluar të folë sërish. Duke shikur filmin e animuar "The little mermaid", ai ka thënë "Vetëm zëri yt". Ariel ka humbur zërin njëlloj sikur Oven. Dhe kjo ka mjaftuar që Ron dhe Kornelia të kuptojnë që i biri ka kuptuar botën nëpërmjet filmave "Disney". Kështu ai ka mundur të komunikojë dhe të lidhet, duke bërë paralele ndërmjet jetës reale dhe përmbajtjeve të thjeshta të klasikëve të animuar. "Disney" ka vendosur shembuj për shenja sociale, biseda dhe shprehje të cilat Oven i ka ndjekur me padurim. Kështu, prindërit e tij janë afruar sërish me të birin.

Në vitin 2014, fituesi i çmimit Pulicer, Ron Suskajnd, shpalli librin e quajtur "Life, animated" në të cilin ai shkruan për rritjen e një fëmije me aftësi të ndryshme. Tani libri u shfaq edhe si film i cili shkaktoi komente të shkëlqyeshme tek kritikët.

"Life,Animated" është një ngjarje shumë e mirë. E mrekullueshme në temë me naracion të mirë, ilustrime, video në shtëpi, video nga "Disney" dhe skena të përditshmërisë me një përmbajtje e cila është njëkohësisht qesharake, e pikëllueshme dhe prekëse.

 
Data e shpalljes 08.07.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook