Receta e stërgjyshes i ka sjellë kësaj vajze miliona dollarë

 
Mikaila Ulmer (11) nga SHBA-ja ka bërë pasuri me vlerë prej 11 miliona dollarëve, falë një limonate të rëndomtë.

dgeeww

Vogëlushja ka përdorur recetën e veçantë të stërgjyshes për përgatitjen e limonatës për qëllime humanitare dhe pastaj kjo është shndërruar në biznes.

- Kur kisha katër vjet, dy herë brenda një jave më kafshoi bleta. Kjo aspak nuk më pëlqeu dhe frikohesha shumë nga bletat. Por, prandaj fillova ti studioj dhe kuptova që ato janë shumë të rëndësishme për ekosistemin tonë. Mendova, çfarë do të bëhej nëse me ndihmën e recetës për limonatë të stërgjyshes sime Helen, disi tju ndihmoj bletave? - thotë Mikaela për mediat amerikane.

Ajo ka përgatitur limonatën me mjaltë shtëpiak dhe ka filluar ta shesë nëpër manifestime lokale dhe para picerisë lokale. Fitimin e ka dhuruar tek organizatat të cilat merren me mbrojtjen e bletave. Limonatës ia ka dhënë emrin "BeeSweet". Për momentin janë në shitje katër shije të limonatës nane, xhenxhefil, çaj i ftohtë dhe kaktus.

Investuesi Dejmond Xhon ka vënë re mundin e Mikailës. Kështu, ajo ka fituar një investim fillestar prej 60.000 dollarëve dhe tani ka nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 11 miliona dollarëve me zinxhirin tregtar "Shole foods".

Limonata e saj në të ardhmen do të shitet në 55 shitore nëpër SHBA. Mikaila ka deklaruar që një pjesë të fitimit e ka përdorur për tju ndihmuar shokëve dhe shoqeve me ide të ngjashme.
 
Data e shpalljes 08.04.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook