Problem serioz për femrat të cilat konsumojnë alkool

 
Femrat në moshë të re duhet ti shmangen alkoolit, përveç kur përdorin kontracepcion, thonë ekspertët e shëndetësisë për "USA today".

145547

"Alkooli mund ta dëmtojë foshnjën gjatë zhvillimit, ende pa e ditur femra që është shtatzënë", thotë An Shuçat nga Qendra për kontroll dhe prevencion të sëmundjeve.

Vlerësohet që 3,3 miliona femra në moshë 15-44 vjeçare në SHBA kanë rrezik për të zhvilluar fetus derisa pinë alkool. Madje dhe tek femrat që në mënyrë aktive po mundohen të mbeten shtatzënë, tre në katër femra vazhdojnë me pirjen e alkoolit.

Nuk ekziston nivel i sigurtë i alkoolit në çfarëdo faze të shtatzënisë, por rekomandohet abstinim i plotë nga alkooli. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë probleme të përhershme fizike dhe intelektuale tek fëmija.

"Kur femrat shtatzëne pinë, alkooli mund të arrijë shpejt tek mëlçia e pazhvilluar e fetusit dhe tek truri i tij", thonë ekspertët.
 
Data e shpalljes 08.02.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook