Shkolla nga rëra dhe dheu për fëmijët imigrantë

 
Vlerësohet që ka rreth 2 miliona fëmijë në Siri që janë imigrantë diku në botë, ndërsa mbi një milion nuk shkojnë në shkollë. Aktivistët si Malala Jusufsai bëjnë çmos për të ndërtuar mjaft shkolla në rajon, por çfarë ndodh jashtë kufijve?

cbgfthyu

Një grup arkitektësh kanë vendosur të ndihmojnë në mënyrë që do të dizajnojnë ndërtesa të qëndrueshme për shkolla të ndërtuara nga materialet lokale, si dheu dhe rëra dhe do ti çojnë tek kampet në rajonet si Jordani, ku nevoja është e madhe.

Ndërtesat mund të përdoren edhe për qëllime tjera, si p.sh spitale, por organizata "Pilosio" dhe arkitektët kanë vendosur të eksperimentojnë me ndërtimin e dy shkollave, që do të vendosen në Jordan. Në këtë projekt do të punojnë imigrantët lokal.

Projekti ndoshta nuk është zgjidhje e përhershme për problemin, por është një adaptim i mrekullueshëm.

 
Data e shpalljes 07.08.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook