Pyetje të çmendura në intervista për punë

 
Nga përzgjedhja e kafshës së preferuar deri tek vlera materiale e një dinosaurusi, punëdhënësit kanë mënyra absurde për testim psikologjik të punëtorëve të ardhshëm.

vdsb

Po, duhet të zgjidhni një kafshë që kishit dashur të jeni - është njëra prej pyetjeve më absurde dhe më të shpeshta që ju parashtrohen punëtorëve potencial.

Nuk ekziston përgjigje ideale për këto pyetje psikologjike, por ajo që kandidatët mund ta marrin me mend është që do të ishte mirë të zgjedhin një kafshë të njohur me agresivitetin e saj.

Amerikani Çexh Shmit në këtë pyetje është përgjigjur që kishte dashur të jetë peshkaqen, por nuk e ka fituar punën.
Ndoshta përgjigje më e mirë do të ishte anakonda, por këtë asnjëherë nuk do ta zbulojë.

Në hulumtimin e Financial Times, hulumtuesit i kanë analizuar pyetjet më bizare që punëdhënësit i parashtrojnë në intervistë. Kanë zbuluar që sa më shumë paguhet puna, aq më të çmendura bëhen pyetjet.

Mundohuni t'ju përgjigjeni këtyre pyetjeve:

1. Sa orë do ti duhej një qeni të kalojë largësi nga Madridi deri në Barcelonë me shportë mbeturinash të lidhur për bishtin e tij?

2. Në çfarë rrethanash do të lejonit gënjeshtër?

3. Sa peshon Menhetën në tonelata?

4. Çfarë do të kishit bërë nëse në këtë çast do të hynte një luan në zyrë?

5. Duke konsideruar që dëshironi të punoni me financa, a mund të tregoni sa është vlera e dinosaurusit?

6. Si do tia kishit spjeguar një fëmiut 10 vjeçar pozitën tuaj të mëparshme të punës?

7. 2, 6, 42, 1806, cili numër vijon më pas ?

 
Data e shpalljes 07.07.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook