Pse Suedia zbaton orarin 6-orësh të punës?

 
 Shefat në firmat suedeze kanë përfunduar që të punësuarit e tyre janë më produktiv dhe më të lumtur nëse punojnë gjashtë orë në ditë. Dy kompani teknologjike start-up kanë treguar që niveli i energjisë dukshëm rritet nëse orari i punës shkurtohet për dy orë.

gtyh7ud

Drejtori i kompanisë "Filimindus" nga Stokholmi, zotëriu Felt, thotë që është vështirë të përqëndrohesh në punë për 8 orë të plota. Orari 8-orësh i punës nuk është aq efikas siç llogaritet. Për ti lehtësuar këto orë, njerëzit bëjnë kombinime të pauzave dhe punës. Njëkohësisht, është më vështirë të organizohet jeta private larg punës.

Kompania në fjalë kaloi në orarin 6-orësh të punës dhe themeluesi thotë që ky ndryshim u jep fuqi punëtorëve. Ai ka ndjenjën që ata më shumë përqëndrohen në punën që duhet ta kryejnë dhe kanë ende energji pas mbarimit të orarit të punës.

Kompania teknologjike "Brat" para tre viteve e ka shkurtuar orarin e punës dhe nga aty thonë që kjo është një ndër përparësitë e tyre që u ndihmon në ruajtjen e punëtorëve. Kompania thotë që kujdeset për njerëzit që punojnë për të. Edhe orari i shkurtuar i punës është arsye e mirë që të mbeten aty.

Orarin e punës i shkurtoi edhe sektori publik i Suedisë. Motrat medicinale në strehimoret për të moshuar kanë filluar të punojnë 6 orë për rrogën e njejtë.

Felt, pronari i kompanisë "Filimindus" thotë që reagimi më i mirë që ka fituar është energjia që ndihet ndërmjet të punësuarve. Ata janë të lumtur kur largohen nga zyrja dhe njëlloj kur kthehen ditën e ardhshme. Nuk janë të lodhur dhe kjo u ndihmon që të punojnë më mirë.
 
Data e shpalljes 06.10.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook