Sot është Dita Botërore e Puthjes

 
Pavarësisht se çfarë lloji të puthjes pëlqeni, 6 korriku, Dita Botërore e Puthjes, është koha ideale e vitit që ta festoni atë, duke u dhënë puthje më të dashurve tuaj.

Jo vetëm puthje mes të dashurve, por edhe mes miqsh dhe të afërmish.

Foto: Koha

Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut, por aktualisht ekspertët e filematologisë (shkencës që merret me studimin e puthjes), këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.

Puthja lejon të digjen 12 kalori. Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin, transmeton Koha.

Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpesh herë edhe mbizotërojnë jetën e njeriut.
 
Data e shpalljes 06.07.2018 në kategorinë Zbavitje
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook