Pse duhet "Apple" t'i paguajë 14 miliarda dollarë tatim Irlandës?

 
Bëhet fjalë për tatimin e dekadës. Komisioni Evropian urdhëroi që "Apple" ti paguajë Irlandës 13 miliarda euro tatim të papaguar pas vendimit që marrëveshja e ashtuquajtur "sweetheart deal" është e paligjshme.

erhrheer

Por, kjo mund të shkaktojë dëme në tregtinë ndërkombëtare.

Pse ka marrë një vendim të tillë Komisioni?

Organet evropiane fajësuan Irlandën që i ndihmon "Apple" në shmangien e tatimit me ndihmën e kësaj marrëveshjeje e cila është kundër rregullave të BE-së. Komesarja Margaret Bestager e cila mbikqyr politikën e konkurrencës, thotë që kjo i mundëson "Apple" të paguajë përqindje efektive tatimore prej 1% nga profiti evropian në vitin 2003, i cili ka rënë në 0,005% në vitin 2014.

Edhepse "Apple" dhe Irlanda mohuan fajësimin, nuk do të ketë ankesa. Komisioni Evropian u bë mjaft agresiv në qasjen ndaj marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet kompanive multinacionale dhe shteteve anëtare të BE-së. Komisioni më parë u urdhëroi institucioneve holandeze të kthejnë 30 miliona euro nga "Starbucks", ndërsa një shumë e ngjashme u shfaq edhe në "Fiat Chrysler" në Luksemburg. Të dyja shtetet dhe kompanitë dorëzuan ankesë.

A mundet "Apple" t'ia lejojë vetes të paguajë një dënim të tillë?


Kjo është një ndër kompanitë më të pasura në botë me mjete financiare me vlerë prej 231.5 miliarda dollarëve.

Si reagon Amerika ndaj kësaj çështjeje?

Jo aq mirë. Sekretari amerikan i financave, Xhek Lu, javën e kaluar fajësoi BE-në që po mundohet të bëhet "organ supernacional tatimor". Ai thotë që kompanitë amerikane trajtohen keq dhe që BE-ja i hedh poshtë reformat e rregullave ndërkombëtare për tatim që kompanitë ta paguajnë kamatën. Ai poashtu është i brengosur që "Apple" do ta paguajë dënimin, gjë që mund të rezultojë me transfer të madh nga tatimpaguesit amerikan ndaj tatimpaguesve irlandez.

A do të thotë kjo që "Apple" do të largohet nga Irlanda?

Gjasat janë të vogla që të ndodh një gjë e tillë. Edhe nëse BE-ja nuk arrin të anulojë marrëveshje të ardhshme si ajo ndërmjet Irlandës dhe "Apple", përqindja e tatimit në Irlandë ende është vetëm në 12,5%.
 
Data e shpalljes 05.09.2016 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook