Mbyllja e universiteteve private shkakton dëm për studentët

 
Qeveria shqiptare po përgatitet për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik, duke programuar kuota më të ulëta studimore dhe duke mbyllur 17 universitete private. Lajmi zuri vend kryesor dje në vëmendjen e opinionit publik, por zvministri i arsimit, Arbjan Mazniku theksoi se njëlloj me disa universitete private po ashtu u mbyllën edhe 60 programe studimore në universitetet publike dhe 7 degë të universiteteve publike. Pra qeveria i trajtoi njëlloj të giithë sa i takon zbatimit të ligjit.



6 mijë të rinj do të ndryshojnë Fakultet

6 mije studente duhet te ndërrojnë Fakultetin pas propozimit te Ministrisë se Arsimit për heqjen e licencës se disa Universiteteve. Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku sqaron se kuadri ligjor është i qarte dhe rregullon situatën e krijuar për shkak te mbylljes se tyre. Sipas Maznikut, çdo student do te veproje njësoj sikur te dëshironte te ndërronte Universitet, ndërkohe qe per raste te komplikuara do te ketë një komision te posaçëm. Ndërkohë qe Universitetet për te cilat kishte propozim per pezullim duhet qe te plotësojnë kriteret deri ne tetor kur fillon viti i ri akademik. Mazniku sqaron se ky kontroll kishte si synim vetëm kriteret ligjore, ndërkohe qe akreditimi do te shqyrtoje cilësinë e Universiteteve. Te mërkurën pritet qe mbledhja e qeverise te marre vendimet lidhur me mbylljen dhe pezullimin e me shume se 30 Universiteteve.
 
Data e shpalljes 05.08.2014 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook