"New York Post": Ç'kemi Albanian

 
Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, por të enjten është vendosur që t’i shtohet për herë të parë listës edhe gjuha shqipe.

E përditshmja e njohur amerikane, New York Post ka shkruar në shqip “Ç'kemi Albanian”, duke dhënë lajmin se shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe.


Foto: Gazeta Express

Mësohet se janë të paktën 60 000 shqiptarë që banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.


 
Data e shpalljes 05.05.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook